5417 qendra votimi në 30 qershor, do angazhohen 7779 punonjës policie

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Albert Dervishaj, drejtor i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, ka prezantuar sot masat e marra për garantimin e procesit të votimit më 30 qershor.

5417 qendra votimi do të hapen në të gjithë Shqipërinë në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Për të garantuar procesin janë trajnuar 7779 punonjës të policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. 5876 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë.

Dervishaj foli edhe për ngjarjet e dhunshme në disa KZAZ, ku janë përfshirë 250 autorë, nga të cilët 59 janë arrestuar 138 ndiqen në gjendje të lirë dhe 53 persona janë shpallur në kërkim, shkruan Top Channel.

Policia e Shtetit ka refuzuar edhe kërkesat e partive politike që kërkojnë të zhvillojnë protesta në ditën e votimit, pasi kjo është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Të ngjashme