6 të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë- Mitrovicë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 18:45 | Nga

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Kallxo.com aksidentin.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahitit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Në aksident janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 6 persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme