61 studentë nënshkruajnë kontrata për praktikë në ATK

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 15:20 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nënshkruar sot 61 kontrata me studentë, të cilët do të mbajnë praktikën për tre muaj në këtë institucion.

Ky është grupi i dytë i studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në ATK, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”.

Studentët janë nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, iu tha studentëve se do t’i përkrahin profesionalisht, në mënyrë që të jenë të përgatitur për tregun e punës.

“Ajo çka do të mund të mësoni nga Administrata Tatimore është një arritje e madhe për juve dhe karrierën tuaj, pasi që ashtu siç e dini, Administratat Tatimore është institucion i cili garanton stabilitet financiar në vend, me mjete që grumbullojmë, qytetarëve u mundësohet një mirëqenie më e mirë”.

Më tutje, Imeri kërkoj nga studentët që të tregojnë përkushtim në punë, në mënyrë që nga kjo praktikë tremujore të jenë përfitues në ngritjen profesionale të tyre.

Ky grup i studentëve, ashtu edhe si grupi i parë të cilët tashmë e kanë përfunduar punën praktike, do të sistemohen në Ministrinë e Financave dhe në agjencitë e saj, në Administratën Tatimore, Dogana dhe Agjencinë Qendrore të Prokurimit, ku për periudhën 3-mujore do të angazhohen në punë praktike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme