Ngriten 66 aktakuza për 75 persona për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore të Kosovës janë ngritur 66 aktakuza për 75 persona për vepra të ndryshmen penale.

Në njoftimin nga Prokuroria e Shtetit thuhet se në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj janë ndaluar
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe një (1) kërkesë.
për caktimin e arrestit shtëpiak kundër katër (4) personave të dyshuar.
”Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale”.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar,
si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, kundër katër (4) personave të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

”Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale. Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore dy (2) persona dhe janë ngritur njëzetë e
dy (22) aktakuza kundër njëzetë e dy (22) personave”.
”Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra penale te ndryshme”.
”Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1)
kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Të ngjashme