Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 68 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor, 59 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse 10 prej tyre janë në gjende më të rëndë.
“Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 25 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.