Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 713 pacientë, prej të cilëve: 598 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore he 563 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 288 pacientë: 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 226 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 248 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive,109 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 63 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) 12 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 83 pacientë, Mjekimi Intensiv -Covid, 16 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 425 pacientë: 21 prej tyre në gjendje të rënduar, 372 të konfirmuar pozitivë dhe 315 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 55 pacientë, Spitali i Gjakovës, 73 pacientë, Spitali i Pejës, 95 pacientë, Spitali i Gjilanit, 78 pacientë, Spitali i Ferizajt, 58 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë.