80 njerëz rreshtohen për të shpëtuar djemtë që po mbyteshin në oqean

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 11:52 | Nga

Një grup me njerëz në një plazh në Florida kanë formuar një rresht të gjatë për të shpëtuar jetën e dy djemve që po mbyteshin.

Rreth 80 njerëz formuan një zinxhir që dy djemtë të shpëtonin pasi kishin mbetur në rrymën e krijuar nga turbulenca e oqeanit.

Roberta Ursey është nëna e tyre që i vuri re fëmijët 8 dhe 11 vjeç që ishin shumë larg dhe i dëgjoi duke bërtitur për ndihmë.

Në oqean u hodhën menjëherë babai dhe nipërit e saj, por nuk ia dolën derisa u formua rreshti 90 metra.

Stephen dhe Noah shpëtuan dhe nuk kishin probleme me jetën, nipi i saj theu krahun ndërsa i shoqi është në spital duke marrë trajtim mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme