812 pasgoditje nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria vijon të lëkundet që prej mëngjesit të 26 nëntorit, kur u regjistrua tërmeti më i fuqishëm i dekadave, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave më të fundit të IGJEUM, në vend janë regjistruar plot 812 pasgoditje, një pjesë e të cilave kanë qenë mjaft të forta. Ndërkohë, IGJEUM sqaron se vetëm gjatë natës së kaluar janë shënuar disa lëkundje, më e madhja me magnitudë 4.4.

Të dhënat e IGJEUM:

Nr total i pasgoditjeve – 812.

Nr total i ngjarjeve te lokalizuara-110.

Numri i ngjarjeve te lokalizuara gjate mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm – 21, ndër të cilat ngjarja me Magnitude me të madhe është ajo e orës 22:50:16 ose me orë lokale 23:50:16, me Magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, 4 ngjarje kanë qenë me Magnitudë mbi 4 dhe te tjerat nën 3.8.

Të ngjashme