9 intervenime në Gjilan si pasojë e depërtimit të ujit nëpër shtëpi

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 09:53 | Nga

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka evidencuar 9 raste të intervenimit për vërshimet që kanë ndodhur kryesisht në zonën urbane të qytetit të Gjilanit si pasojë e reshjeve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu lagjet më të prekura ka qenë lagja “Dardania”, lagja “Dheu i Bardhe”. Sami Spahiu, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim thotë se ata kanë intervenuar për largimin e ujit nga podrumet e shtëpive dhe intervenimin e një personi.

“Një rast është bërë evuakimi i një të moshuare si pasojë e depërtimit të ujit në shtëpi. Ka pasur edhe largim të ujit nga podrumet e shtëpive dhe ka pasur edhe disa intervenime të vogla. Kurse sa i përket vlerësimit të dëmeve ato nuk janë kompetencë e jona”, ka thënë ai

Kurse Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Gjilanit thotë se arsyet që pas çdo reshje të shiut ka vërshime në zonat urbane janë problemet me infrastrukturën nëntokësore. Ai thotë se komuna do të investojë në rregullimin e infrastrukturës.

“Tek ne është problemi sepse nuk është ndarë uji i shirave prej ujërave fekale. Prandaj vazhdimisht kur bie shi dhe ata gypat të cilët janë për kanalizim fekal dhe nuk munden me i pranu ujërat atmosferik. Derisa të mos fillojmë me nda ujërat atmosferik prej ujërave fekale dhe me i shti gypat më të mëdhenj.”, ka thënë Korça

Kurse Ramiz Ramadani, drejtor i bujqësisë thotë se në bujqësi nuk janë shënuar dëme nga reshjet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme