903 pacientë u trajtuan në Klinikën e Reumatologjisë gjatë periudhës janar-dhjetor

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Qindra pacientë me probleme reumatologjike, kanë marrë shërbime mjekësore në Klinikën e Reumatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2021, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas një raporti të ShSKUK-së, në periudhën janar-dhjetor në këtë klinikë kanë qenë të shtrirë për trajtim 903 pacientë.

“Për 12 muaj, janë kryer 6 mijë e 641 vizita ambulantore dhe janë realizuar 288 konsulta jashtë klinikës. Sipas raportit vjetor të punës, vitin e kaluar në Klinikën Reumatologjisë janë bërë edhe 1 mijë e 890 EKG dhe 102 Echo Abdominale”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme