Shërbimi Shëndetësor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 915 pacientë me koronavirus janë të hospitalizuar në QKUK dhe në spitalet e tjera rajonale, shkruan Gazeta Express.
Sipas njoftimit 744 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Njoftimi i plotë:
Sipas raportit të punës, për datën 30 mars 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 915 pacientë.
744 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
42 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve
35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
744 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë:
315 të konfirmuar me Sars Cov-2
16 në gjendje të rënduar
303 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 90 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 48 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 8 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 17 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 539 pacientë:
429 të konfirmuar pozitivë
19 në gjendje të rënduar shëndetësore
375 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 132 pacientë
Spitali i Gjakovës, 90 pacientë
Spitali i Pejës, 78 pacientë
Spitali i Gjilanit, 113 pacientë
Spitali i Ferizajt, 67 pacientë
Spitali i Mitrovicës,35 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë