Falsifikoi testet për koronavirus, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

| 28 Gus 2021 | 09:29 | Nga

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka bërë falsifikim të testeve për koronavirus.

Arrestimi ka ndodhur në Rrugën Robert Dol dje në Prishtinë, kurse i dyshuari me datë 24 gusht dyshohet se falsifikoi testet.

Policia të dyshuarin e ka arrestuar në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme