Pronari i agjencisë turistike kërcënohet, kërkoi pjesën e mbetur të pagesës nga qytetari që kishte rezervuar për pushime

| 08 Shk 2022 | 10:05 | Nga

Pronari i një agjencie turistike në Prishtinë ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte bërë një rezervim për pushime.

Sipas ankuesit, i dyshuari kishte kryer vetëm një pjesë të pagesës.

Kur ankuesi kishte kërkuar pagesën e pjesës së mbetur të borxhit, i dyshuari e kishte kanosur atë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.

“Prishtinë 16.04.2021 – 12:00. Me datën 07.02.2022 ankuesi mashkull kosovar pronar i një agjensioni turistik ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte bërë një rezervim për pushime. Sipas ankuesit i dyshuari kishte kryer vetëm një pjesë të pagesës. Kur ankuesi kishte kërkuar pagesën e pjesës së mbetur të borxhit, i dyshuari e kishte kanosur atë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme