Vetura godet një grua në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

| 08 Shk 2022 | 16:21 | Nga

Një automjet ka goditur një qytetare në rrugën “Muharrem Fejza”.

Rasti ka ndodhur disa çaste më parë, qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes janë munduar t’i ofrojnë ndihmën e nevojshme.

Sipas pamjeve të siguruara nga lajmi.net, në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet mjekësore.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje për rastin.

Të ngjashme