Pensionohet Inxhinieri për Planifikim dhe Zhvillim në KRU “Gjakova”, Faruk Polloshka

| 15 Shk 2022 | 15:42 | Nga

Pas 40 viteve përvojë pune në një ceremoni me përplot emocione, mirënjohje e lavdërime u pensionua sot Inxhinieri i dalluar i cili dha një kontribut të çmuar në historikun e Ujësjellësit KRU “Gjakova”.

Faruk Polloshka ishte i punësuar si Inxhinjer për Planifikim dhe Zhvillim ku me punën dhe angazhimin e tij ishte një figurë e rëndësishme në realizimin e shumë projekteve jetike që sot gëzojnë konsumatorët e KRU “Gjakova”.

Vlen të përmendet se Faruk Polloshka ishte Kryeshefi i Parë pas periudhës së Luftës i cili udhëhiqi ujësjellësin nga periudha 1993-2002.

Në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera Polloshka u shpreh se ndihet i lumtur për vitet e kaluara në shërbim të popullatës dhe eksperiencën e ndarë sëbashku në realizimin e shumë projekteve të suksesshme.

“Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka duajeni vend punimin tuaj si shtëpin tuaj të dytë sepse vetëm atëher sukseset nuk mungojnë”.

I gjithë stafi i KRU “Gjakova”, ja uron pensionim të mbarë, të gëzoni shëndet dhe urojmë të kemi sa më shumë njerëz, punëtor të dinjitetshëm e të dalluar si ju Faruk Polloshka.

Të ngjashme