Pupovci: 2 milionë euro për aftësimin profesional, MASHTI hap konkurs për financimin e projekteve të ndryshme shkencore
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se arsimi profesional do të mbetet prioritet i këtij dikasteri. Ai ka thënë se për këtë çështje do të ketë një grant prej 2 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Pupovci ka thënë gjatë kësaj jave janë nënshkruar 16 kontrata pune me nxënësit e qendrës së kompetencës në Skenderaj për zbatimit e mësimit “dual” me një kompani ndërtimi.
Krahas kësaj, Pupovci foli edhe për programin për skitari, ku përgjatë 3 javëve, janë zhvilluar gara në Brezovicë e që pjesëmarrës kanë qenë mbi 400 nxënës.
“Këto grante janë për investime që bëhen në pajisje në infrastrukturë dhe në trajnime në institucionet e aftësimit profesional. Janë nënshkruar 16 kontrata pune me nxënësit e qendrës së kompetencës në Skenderaj për zbatimit e mësimit dual me një kompani Rukolli&R. Më shumë se 400 nxënëses kanë qenë përfitues të programit për skitari për gjatë 3 javëve të zhvilluara në Brezovicë dhe përmes këtyre aktiviteteve fizike ndikohet në zhvillimin e shëndetit të fëmijëve”, tha ai.
“Janë ndarë shpërblime për klasat 1 deri 5 dhe në këtë rast dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë këshillit britanik për Ballkanit Perëndimor për mundësitë që u është mundësuar nxënësve tonë”.
Ai njoftoi se MASHTI ka hapur konkurs për financimin e projekteve të ndryshme shkencore dhe presin që hulumtuesit e personelit akademik të bëjnë aplikime për shfrytëzimin e këtyre fondeve.
“E kemi në dëgjim publik projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe ky është ligj mjaft i rëndësishëm në Kosovë dhe shpresojmë se imputet që vijnë nga imputi publik të përmirësohen dhe të nënshtrohen procedurat e miratimit në Kuvend”, tha ai.
Ndërsa për udhëzimin administrativ që bëri bujë të madhe për ndalimin e grave me shamija, tha se ekziston që nga viti 2008.
Tha se nuk kanë ndonjë plan që tani për tani ta rishikojnë atë udhëzim.
“Këto udhëzime administrative janë të pranishme prej vitit 2008, ju po u referoheni të vitit 2014 ku njërat ndër ndalesat si e telefonit e veshjeve ekstravagante është edhe bartja e uniformës fetare. Thjeshtë është çështja tek interpretimi asaj që ne e konsiderojmë si uniformë fetare. Është pikëpyetje e madhe se në çfarë mase është shamia pjesë e uniformës fetare. Një gjë e kemi qëndrim kategorike gjithë fëmijëve duhet t’ju mundësohet shkuarja më shkollë. Nuk dëshirojmë që të dërgojmë mesazhe të gabuara në opinion. Shkolla publike në Kosovë është shkollë laike dhe duhet të respektohet, dhe të drejtat e të gjithë fëmijëve. Ka raste të shkarjeve kur ndodhin situata që janë të padëshiruara për ne. Por mendoj që me një reagim të shpejt ato zgjidhjen. Për ndryshe nuk kemi ndonjë plan që tani për tani ta rishikojmë atë udhëzim”, tha ai.
