Kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka njoftuar të gjithë operatorët dhe shfrytëzuesit e shtyllave elektrike në Bulevardin “Adem Jashari” që t’i lirojnë shtyllat, pasi ditë e premte do të filloj largimi i tyre nga ky bulevard.
Idrizi ka thënë se largimi i shtyllave dhe kabllove nga bulevardi ishte premtim i tij dhe është duke e realizuar atë.
Postimi i plotë:
N J O F T I M
Njoftohen të gjithë operatorët dhe shfrytëzuesit e shtyllave elektrike në Bulevardin “Adem Jashari” (KEDS, operatorë të telefonive mobile, kamerave të sigurisë, etj.), se Komuna e Vushtrrisë do të fillojë me largimin shtyllave dhe kabllove nga bulevardi, ditën e premte më 16.12.2022, me fillim në ora 11:00. Andaj, lusim të gjithë operatorët dhe shfrytëzuesit t’i lirojnë shtyllat deri me këtë datë.
Largimi i shtyllave dhe kabllove, ishte premtim i imi dhe kërkesë e qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Vushtrisë
Ferit Idrizi