Një i vdekur nga aksidenti në Kamenicë

| 24 Shk 2023 | 11:55 | Nga

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, kurse sipas burimeve të tëvë1.info nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani e ka konfirmuar aksidentin, por i njëjti nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

Të ngjashme