Berisha për katërshen e UÇK-së: Për ata jam në gjendje me hy edhe një herë në luftë

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Ish deputeti i Kosovës, Zafir Berisha duke komentuar vendimin dënues për ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale tha se për katërshen që ndodhet në Hagë është në gjendje të hyjë sërish në luftë.

Ai tha se pas këtij vendimi në pyetje është shteti i Kosovës.

“Unë i kam shumë shokë ata, për ata jam në gjendje me hy edhe njëherë në luftë edhe në flakë. Në pyetje është Kosova, o burrë! Dhe tash meqë më pyete për PDK-në. Me keqardhje duhet me thënë, për aq sa më lejohet me thënë, dhe të tjerët që e dinë më mirë se unë edhe kanë përgjegjësi më të madhe duhet me vazhduar me thënë edhe më fuqishëm, se PDK-ja është në duart e njerëzve të preferuar që kanë ardhur edhe te duke qenë Hashimi… edhe duke qenë Kadri Veseli këtu prej ambasadave”, tha ai.

Të ngjashme