Arlind Selimi, nipi i 10-shit UÇK-së, Rexhep Selimit është rekruti më i ri i cili iu bashkua radhëve të mbi 5,000 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, gruaja e Selimit Shqipe Mehmeti – Selimi, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Sot, në ceremoninë e betimit të 515 rekrutëve të rinj, të cilët i bashkohen radhëve të mbi 5,000 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u betua edhe Arlind Selimi, nipi i Rexhës. Arlindi na bëri jashtëzakonisht krenarë, duke qenë njëri ndër kadetët me arritje të larta akademike, gjatë kohës së trajnimit. Arlindit dhe të gjithë ushtarëve të Kosovës, pasardhësit e Ushtrisë sonë Çlitimtate i urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre në shërbim të atdheut! Qofshi gjithmonë faqebardhë dhe krenaria e familjeve tuaja dhe të gjithë Kosovës!”, shkruan ajo