Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Familjes ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjitha familjet në Kosovë, të cilat jetojnë, veprojnë dhe përballojnë sfidat e përditshme në vendin tonë, shkruan Reporteri.net.
Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka publikuar një fotografi me familjen e tij, ndërsa i ka falenderuar për përkrahjen dhe dashurinë ndaj tij.
Postimit i plotë:
Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja – strehë dashurie, burim i pashtershëm i mbështetjes dhe forca që na shtyn përpara në çdo moment të jetës. ????
Andaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha familjet në Kosovë, të cilat jetojnë, veprojnë dhe përballojnë sfidat e përditshme në vendin tonë.
Po ashtu, në këtë ditë shpreh falënderimet më të thella për familjen time, për përkrahjen e pareshtur dhe dashurinë e pakursyer që më ofron në çdo hap.