Drejtori i “Insajderit”, Parim Olluri ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Ai është shprehur se në rastin e Klan Kosovës nuk po i luftojnë keqpërdorimet, por, siç tha ai, po i luftojnë mediat
“Që dy vjet publikohen të dhëna shokuese se si Martin Berishaj është i përfshirë në aferë korruptive rajonale. Që ka marrë para nga GEN Beograd. Nuk merret asnjë vendim kundër tij. Kush tymin e duhanit nuk ia prishë. Kjo dëshmon se në rastin e Klan Kosovës nuk po i luftojnë keqpërdorimet, por po i luftojnë mediat. Kanë për qëllim frikësimin e mediave. Ky është mesazh. Është agresion kundër mediave. Në mediat në raport me këto vendime qeveritare duhet të jemi “Vigjilente përherë, të frikësuar asnjëherë”, ka shkruar ai në Facebook.