Arda Guler sot është prezantuar si futbollisti më i ri i Real Madridit.
Ai u zyrtarizua dje, teksa Real Madridi ia “vodhi” futbollistin turk Barcelonës.
Katalonasit ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes, megjithatë Reali hyri në garë dhe siguroi shërbimet e tij.
E në prezantim, Arda Guler tha se zgjodhi të shkonte në klubin më të madh në botë.
“Shumë klube më dëshiruan, por vendosa t’i bashkohem Real Madridit. Ky është klubi më i madh në botë”, tha ai.
Arda Güler: “Many clubs wanted me but I decided to join Real Madrid”. ⚪️??
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2023
“This is the biggest club in the world”. pic.twitter.com/xfNkTYBpuY