Real Madridi e ka prezantuar sot transferimin më të ri të klubit, Arda Guler.
Guler lë Fenerbahcen për Real Madridin, ku ky i fundit do t’i paguajë gjigantit turk 20 milionë euro dhe 10 milionë euro në formë të bonuseve.
Reali tani e ka prezantuar Guler si lojtarin më të ri të klubit, ndërsa edhe ka zbuluar se cilin numër ia ka dhënë yllit turk.
Të pranishëm në prezantimin e Arda Guler ishin edhe familja e talentit turk të cilët ndoqën nga afër edhe konferencën.
E emocionuar nga arritja e jashtëzakonshme e Guler, nëna e tij u përlot teksa futbollisti ia fshiu lotët dhe e puthi në faqe atë.
“Së pari, falënderoj familjen time, njerëzit që më kanë ndihmuar të arrij këtu dhe klubin”, deklaroi fillimisht lojtari turk.
“Unë gjithashtu dua të jem një legjendë e Real Madridit. Faleminderit për gjithçka”, shtoi ai.