Dita e “Championsit”

| 11 Kor 2023 | 13:49 | Nga

Ballkani i Suharekës e luan sonte ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”, Ballkani takohet me kampionin e Bullgarisë, Ludogoretsin.

Kampioni i Kosovës pret përkrahje të madhe nga tribunat në tentim për ta kaluar kampionin bullgar. Te Ballkani kanë premtuar luftë sportive dhe angazhim deri në fund në tentim për fitore.

Prej orës 18:00 në Champions debuton Struga, kampionia shqiptare e Maqedonisë së Veriut. Struga luan ne Vilnius me kampionin e Lituanisë, Zhalgirisin.

Ndërkohë Partizani i Tiranës prej orës 20:45 takohet me kampionin e Bjellorusisë, BATE Borisov. Ndeshja zhvillohet në “Air Albania”.

Të ngjashme