Kerquki e quan skandaloz postimin e Sveçlës: Shqetësuese sulmi ndaj veteranëve dhe gazetarëve

| 15 Kor 2023 | 14:31 | Nga

Gazetari Leonard Kerquki, e ka quajtur skandaloz postimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku akuzonte veteranët dhe gazetarët se kanë lidhje me Vuçiqin.

Përmes një postimi në Facebook, Kerquki ka thënë se sulmi i ministrit Sveçla pas asnjë argument dhe lidhja qe i bën veteranëve dhe gazetarëve me “luftë hibride” që qendrën e ka te Vuçiqi në Beograd, është jashtëzakonisht shqetësues.

Ai tha se ky diskurs do të jetë shkatërrues për shtetin e Kosovës.

“Statusi i Xhelal Sveçles është skandaloz edhe sikur ky te ishte thjeshte një stomatolog nga Prishtina. Fakti që është Ministër i Brendshëm dhe e shkruan një status të tillë, është përtej asaj qe mund te cilësohet si skandaloze. Sulmi i tij, pa asnjë argument, dhe lidhja që i bën veteraneve dhe gazetareve me “lufte hibride” që qendrën e ka te Vucici në Beograd, është jashtëzakonisht shqetësues. Ky diskurs do te jete shkatërrues për Shtetin e Kosovës”, ka shkruar Kerquki.

Të ngjashme