Asllani me Suedinë kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës

MADRID, SPAIN - JANUARY 29: Kosovare Asllani of Real Madrid competes for the ball with Esther Sullastres of Sevilla FC during the Primera Iberdrola match between Real Madrid and Sevilla FC at Estadio Alfredo Di Stefano on January 29, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
| 06 Gus 2023 | 14:50 | Nga

Futbollistja Kosovare Asllani, është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës në konkurencën e femrave.

Kombëtarja e Suedisë ka triumfuar me penallti me rezultat 5-4 duke e eliminuar kombëtaren e Amerikës, pasi që brenda 90 minutave dhe kohës shtesë nuk pati gola.

Asllani në ndeshjen e sotme luajti për 82 minuta, dhe pati një paraqitje të mirë.

Kjo është një arritje e madhe për Kombëtaren Suedeze dhe për futbollisten tonë kosovare.

34-vjeçarja është pjesë e klubit të AC Milanit. Ajo iu bashkua klubit italian në vitin 2022 nga Real Madridi. /Klankosova.tv.

Të ngjashme