Është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve për javën e parë kampionale të Albi Mall Superligës.
Në ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit gjyqëtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, kurse ndihmësit e tij do të jenë Drilon Rexhepi dhe Bashkim Hyseni.
Kurse takimi ndërmjt Dukagjinit dhe Malishevës, do të gjykohët nga Dardan Çaka me ndihmësit Alban Ejupi dhe Kastriot Peci, njofton KlanKosova.tv.
Ndeshja kryesore e javës së parë është ndërmjet Llapit dhe Dritës, ku gjyqtar i këtij takimi është Erdall Zasella me dy ndihmësit Arbnor Bullatofci dhe Fatlum Jashari.
Takimin tjetër në mes Ballkanit dhe Lirisë, do ta drejtojë Ilir Mehmeti si gjyqëtar kryesor ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani.
Ndeshja ndërmjet Fushë Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë për shkakë pas gjendjes jo të mirë financiare të klubit të Gjilanit.