Moti sot me diell, temperatura deri në 35 gradë Celsius

| 28 Gus 2023 | 07:53 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme parashihet të jetë mot kryesisht me diell.

Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

“Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme