Vlerat e rritura të manganit në ujë, IKShPK-ja s’përgjigjet se çka shkakton dhe çfarë pasojash mund të ketë

| 21 Tet 2023 | 21:17 | Nga

Që nga dita e enjte të gjitha zonat që furnizohen me ujë të pijes nga liqeni akumulues i Badocit nuk mund ta përdorin atë për pije e as për përgatitje të ushqimit, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte bërë të ditur se në analizat e bëra fiziko-kimike të mostrave të ujit ka vlera të rritura të Manganit.

Në njoftim e tyre thuhej se IKSHPK ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.

KRU “Prishtina”, nga dita e premte ka shpërndarë ujë të pijes për qytetarët me autobote në disa zona ku uji i pijes nuk rekomandohet të përdoret si në Graçanicë, Kishnicë, Hajvali, te rruga “C”, lagja Padalishtë, në “Bregun eDiellit”, në Llapnasellë, në lagjen e spitalit para Xhamisë dhe në Preoc, te rruga” Muharrem Fejza”, në rrugën ” Malush Kosova”, etj.

Të ngjashme