“Pauzat humanitare duhet të lokalizohen për të mbajtur Hamasin nën presion”

| 10 Nën 2023 | 11:14 | Nga

Ish-zëvendësministri i Jashtëm izraelit, Danny Ayalon, ka folur për pauzat e mundshme humanitare për të cilat kemi dëgjuar kaq shumë në 24 orët e fundit.

“Nga mirëkuptimi im, do të thoja se kjo marrëveshje humanitare ka dy pjesë”, tha ai.

Njëra, tha ai, është të sjellë më shumë kamionë në Gaza nga vendkalimi Rafah, me ushqime dhe me furnizime mjekësore, dhe tjetri për të mbrojtur daljen e banorëve të Gazës që po ikin nga veriu.

“Ajo që ne do të shohim është se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të përballen vetëm me terroristët e Hamasit pa civilë në mes”, tha ai, raporton Sky news, transmeton Klankosova.tv.

Kur u pyet se çfarë zone do të mbulonin pauzat, ai tha se “ideja tani është që ajo të lokalizohet”.

“Nuk ka armëpushim, sepse presioni ndaj Hamasit duhet të rritet, pa këtë ata do të kenë kohë të rigrupohen dhe të zgjasin luftën dhe mjerimin për popullsinë e tyre”.

“Një pjesë e problemit është Hamasi, i pengon ata civilë të largohen nga fusha e betejës, kështu që kjo është pak a shumë strategjia e idesë”. /Klankosova.tv

Të ngjashme