“Asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt”

| 10 Nën 2023 | 14:29 | Nga

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ngriti dyshime mbi krijimin e njëanshëm të “zonave të sigurta” të Izraelit në Gaza, duke thënë se askund brenda territorit nuk ishte vend i sigurt për civilët.

“Kërkesat që civilët të zhvendosen në një “zonë të sigurt” të përcaktuar nga Forcat e Mbrojtjes izraelite janë gjithashtu shumë alarmante”, tha Volker Turk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, gjatë një konference për shtyp në Aman, Jordani.

“Një e ashtuquajtur ‘zonë e sigurt’, kur krijohet në mënyrë të njëanshme, mund të rrisë rreziqet për civilët dhe ngre pyetje reale nëse siguria mund të garantohet në praktikë. Për momentin, askund në Gaza nuk është sigurt, pasi bombardimet po raportohen në të gjitha pjesët e Rripit”.

Izraeli njoftoi të premten një tjetër afat gjashtëorësh për evakuimin e civilëve në jug nga veriu i Gazës.

Të ngjashme