Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka reaguar deputetes së LDK-së, Doarsa Kica, e cila e ka shpalos një pjesë të programit, që sipas saj është inspiruar Qeveria Kurti për vendimet.
Sipas Manxhukës Qeveria Kurti, ka nis realizimin e programit para LDK-së, për qese dhe për kodim si lëndë mësimore, duke i prezantuar edhe disa fakte për këtë.
“Po i lë këtu fotot nga shpalosja e programit Rruga e Re më 18 shtator, meqë duket që kemi inspiruar Qeverinë.
Kemi edhe 98 tjera të publikuara si këto më poshtë, e dhjetëra të papublikuara. Konventën e kemi me 19 nëntor – për inspirim shtesë ! Shihemi ”, ishte postimi i saj.

Derisa ky është reagimi i Manxhukës.
11 MAJ 2023 – MINISTRJA NAGAVCI NIS PUNËN PËR ‘ORËN E KODIMIT’.
18 SHTATOR 2023 – LDK PUBLIKON PLATFORMËN PROGRAMORE KU FLET PËR LËNDËN E KODIMIT.
7 SHTATOR 2023 – MINISTRI ALIU NJOFTON PËR UDHËZIMIN ADMINISTRATIV QË NDALON QESET E PLASTIKËS.
18 SHTATOR 2023 – LDK PUBLIKON NË PLATFORMË IDENË ‘PA QESE TË PLASTIKËS’.
Në maj 2023, ministrja Nagavci ka marrë pjesë si paneliste nëForumin Botëror të Edukimit. Në këtë forum praktikisht ka filluar edhe puna për ‘’Orën e Kodimit’’.
Deputetja Kica mundet me pasë drejtë veç nëse bota fillon të sillet në drejtim të kundërt me natyrshmërinë e saj, ndryshe ajo demantohet kalendarisht.
Sigurisht, është mirë të marrim ide inovative, por ato merren nga vendet dhe adresat e zhvilluara. Nuk besoj që LDK që ka qeverisur gjatë me arsimin, por edhe ambientin, është adresa ku qeverisja e VV-së merr ide përparimtare.
