Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, u mbajt paneli “Të dhënat për diasporën: Ndërtimi i shkallës në komunikim, rrjetëzimi dhe shtrirja për angazhimin e diasporës”, raporton Ekonomia Online.
Ky sesion bashkoi disa ekspertë kryesorë që punojnë në çështjet e mbledhjes, përpunimit dhe aplikimit të të dhënave brenda angazhimit të diasporës dhe analizoi se si metodologjitë tradicionale për angazhime të tilla janë ende të rëndësishme.
Në këtë sesion u diskutua që mjetet emergjente të mbledhjes së të dhënave tregojnë se si qeveritë mund të ndërtojnë më mirë procese të shkallëzueshme për të akcesuar dhe aplikuar të dhëna të forta në diasporën e saj. Për më tepër ky sesion eksploroi aftësitë e buta të diplomatike efektive angazhimi i diasporës si mundësues i kësaj shkalle.
Fridah Ntarangwi theksoi që partneriteti me të gjithë diasporën i ka ndihmuar shumë, teksa tregoi edhe eksperiencat e tij.
“Kur e kemi filluar programin kemi pasur mëdyshje se sa mund t’ia dalim dhe me një punë të mirë mund të arrihet gjithçka”, theksoi ajo .
Ndërsa Dániel Gazśo theksoi se është për herë të parë në Kosovë, teksa shtoi se forume të tilla janë të rëndësishme për një vend, pasi sipas saj diaspora i duhet një shteti për ta formuar mirë dhe ta mbaj në formë të mirë.
Në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, po marrin pjesë përfaqësues nga 21 shtete tế ndryshme me gjithsej 48 folës. Punimet e Forumit janë të përqëndruara në panele ekspertësh nga sektorë të ndryshëm si: akademia, shoqëria civile, biznesi, të cilët do të diskutojnë tema specifike, të lidhura me angazhimin e diasporës dhe zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë kulturën, zhvillimin ekonomik, diplomacinë publike, sigurinë, teknologjinë, të rinjtë dhe hartimin e politikave.
Forumi Ulpiana (FU) synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovativë për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum, me liderë globalë politik, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme.

