Java e bizneseve Kosovare 2023, Presidenti i AKB-së, Agim Shahini viziton kompaninë e prodhimit të Ujit në Gjakovë

| 11 Dhj 2023 | 13:39 | Nga

Në kuader të javes së bizneseve Kosovare 2023, Presidenti i AKB-së, Dr.Agim Shahini së bashku me Drejtoreshen e përgjithshme znj.Lumnije Ajdini dhe bashkëpunëtor, qendruan ne Gjakovë.

Shahini i shoqëruar nga Kryetari i rrafshit të Dukagjinit, Argjend Fetahu vizituan kompaninë e prodhimit të Ujit,”JUNIKU”, me pronar Mic Tofaj.
” Shahini u nda mëse i kënaqur me këtë kompani prodhuese në komunen e Junikut, sepse para 21 vite kur AKB-ja në krye me Dr.Agim Shahini, e kanë marrur misionin javet e biznesit Kosovar dhe asokohe kanë qenë vetëm 30 kompani prodhuese në nivelin e Kosovës, ndërsa vit pas viti me këtë mision sot për 21 vite, kemi më mijëra kompani prodhuese, dhe rritje të konsumit vendor dhe njëherish me prodhimet tona vendore jemi konkurent edhe në shtetet e rajonit, ballkanit dhe Bashkimit Europian”- shkruan ndër tjera në njoftimin zyrtar.

E gjitha kjo ngjarje në kuader të javes se biznesit Kosovar e cila mbahet për 21 vite më radhë, me moton: “Unë Konsumoj produkte vendore, Po Ju?”

Të ngjashme