Policia e Kosovës në Gjakovë njofton se e kanë pranuar informatën përmes e-mail adresës [email protected] se i dyshuari Z. G., i lindur në vitin 2004 posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Pas kësaj, sot është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Rogovë.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar:
Një pushkë automatike AK47 dhe një karikator.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
