Zjarrfikësit protestojnë nesër para Qeverisë

| 13 Dhj 2023 | 19:47 | Nga

Zjarrfikësit do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë, nesër duke filluar nga ora 11:00.

Marshi i protestuesve do të niset nga ora 10:30 nga parkingu i Pallatit të Rinisë duke shkuar kështu në këmbë në sheshin “Zahir Pajaziti”, e deri te objekti qeveritar.

Kjo do të bëhet në shenjë pakënaqësie për vendimin që zjarrfikësve të ju anulohet pagesa për rrezikshmëri në punë, me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin e fikjes së zjarrit dhe shpëtimit.

Po ashtu pakënaqësi kanë edhe me mosplotësimin e kërkesave, që në kumtesë thuhet se janë parashtruar në kohë, dhe se janë të drejta, legjitime dhe të bazuara në ligje.

“Dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese mes Komunave dhe MPB/AME, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikësa, kushtet e dobëta të punës numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mosha mesatare në prag të viteve 50, kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njëherit si pasojë e problemeve te pa zgjidhura me dekada”, shkruan në kumtesë kur tregohen arsyet për atë pritet të ndodh nesër.

Aty thuhet se protesta do të vazhdojë derisa të marrin përgjigje për kërkesat e parashtruara.

Edhe në fund të muajit që shkoi, ka pasur protestë nga zjarrfikësit për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Të ngjashme