Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se tashmë është plotësuar edhe kushti i vetëm për anëtarësim në Këshill të Evropës, e që ishte zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses mbi pronat afër manastirit të Deçanit, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media së bashku me ministren Artane Rizvanolli, Ahmeti ka thënë se zbatimi i këtij aktvendimi ka qenë kushti i vetëm.
“Nga janari e tutje ka mbet vetëm edhe një kusht, që që është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me manastirin e Deçanit”, u shpreh Ahmeti.
“Është e qartë tëre procesi dhe vendimi është i i çuditshëm dhe i padrejtë por në fund të fundit është çështje e sundimit të ligjit që është vendosur si kriter i pa negociushëm nga Këshilli i Evropës, prandaj dhe qëndrimet tona dhe qëndrimet të komunës kanë qenë publike dhe ky vendim i vështir është vendosur për të mirën e Republikës së Kosovës që është të ecet më tutje për anëtarësimin e Këshillit të Evropës që është njëra ndaj organizata t kryesore edhe që hapat rrugë edhe për të tjerat. Kur po them për BE nuk është vetëm në kuptimin e që kemi një argument shtesë pastaj po nuk mund të bëhesh anëtarë pa qenë palë e konventës evropiane për te drejtat e njeriut”, tha ai.
