Ahmeti: Mos të krijohet panik për tërmetet e mundshme në Kosovë

| 13 Maj 2024 | 19:27 | Nga

Tahhir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile ka reaguar pas raportimeve se në Kosovë ka pasur tërmet.

“Mjetet e informimit në Kosovë por edhe qytetarët duhet të ndjekin vetëm informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës si institucion zyrtar për dhënien e informacioneve mbi ndryshimet sizmike, në mënyrë që mos të përhapet ndonjë lajm i pavërtet, që mundë të shkaktoj frikë dhe panik”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme