VV e kënaqur me vendin e dytë, feston në sheshin “Zahir Pajaziti”

| 11 Qer 2017 | 23:25 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur festën në Prishtinë. Simpatizantë të këtij subjekti janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të festuar rezultatin zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Një numër i madh i tyre tashmë janë mbledhur në amfiteatrin tek sheshi “Zahir Pajaziti”, ku po presin edhe rezultatet përfundimtare të KQZ-së.

Sipas të dhënave të Vetëvendosjes, por edhe të rezultateve nga Exit Pollit del se VV-ja është renditur në vend të dytë më rreth 30 % të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme