Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave – ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës

| 21 Jan 2025 | 10:38 | Nga

Kreu i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës.

“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullsisë së Kosovës në një periudhë të vështirë, krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e  popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjitet, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, si dhe arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim.

Të ngjashme