Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku për sulm ndaj eskortës së kryeministrit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se Lushtaku me veturën e tij zyrtare ia ka prerë rrugën veturës së kryeministrit me qëllim sulmin, teksa e akuzon edhe për nxitje të turmës gjatë fushatës në Skenderaj.
“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin. Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, ka shkruar Haxhiu.