Xhaka: Kryeministri Bedri Hamza do të rrisë pensionet në muajt e parë të qeverisjes

| 28 Jan 2025 | 18:33 | Nga

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, ka zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë me nënat që janë pjesë e Shoqatës së Pensionistëve “Vita-Jeta”. Gjatë kësaj vizite, Xhaka u ka siguruar anëtarëve të shoqatës se një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jetë përmirësimi i kushteve të pensionistëve.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në ndihmën e pensionistëve për çdo çështje që ata mund të kenë. “Gjithashtu, shpreha gatishmërinë time që si deputet do t’u dal në ndihmë për çdo çështje,” ka theksuar ai.

Të ngjashme