Izmaku viziton kompaninë “Loni Dekor”, e quan histori suksesi

| 28 Jan 2025 | 12:48 | Nga

Kandidatja për deputete e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka vizituar kompaninë “Loni Dekor”.

“Vizitë në kompaninë ‘Loni Dekor’ – Një histori suksesi. Sot vizitova ‘Loni Dekor’ në Vushtrri, një shembull i jashtëzakonshëm i punës së palodhshme dhe vizionit të Faton Hysenit. E kujtoj me respekt fillimin e kësaj ndërmarrjeje mes sfidave të mëdha, por falë përkushtimit dhe lidershipit të Fatonit, ajo sot është krenari për Vushtrrinë dhe Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Izmaku në Facebook.

Të ngjashme