Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Naim Ismajli, ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e fortë që ka marrë nga fshatin Shalë, duke e cilësuar këtë fshat si bastion të partisë së tij. Ai theksoi se Shala vazhdon të dëshmojë mbështetje të palëkundur dhe mikpritje të jashtëzakonshme.
Ismaili gjithashtu falënderoi për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të banorëve të fshatit Shalë, duke theksuar se ky angazhim është një motivim i fuqishëm për ta çuar përpara projektin e PDK-së dhe për të siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.