Dr. Sci. Besim Mulaj, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka një mesazh të qartë: Kosova ka nevojë për një qeveri që e kupton dhe e fuqizon biznesin, jo që e lë në harresë, raporton Ekonomia Online.
“Mbi 15 miliardë euro kanë kaluar në duart e kësaj qeverie, por ku kanë përfunduar? A i keni ndjerë ju? A ju kanë ndihmuar të rriteni, të krijoni vende të reja pune, të investoni në të ardhmen? Jo! Sepse biznesi nuk ka qenë prioritet. Ju, që me mund e sakrificë mbani gjallë ekonominë, jeni lënë në harresë”.
Dr. Sci. Besim Mulaj, ekonomist dhe njohës i thellë i tregut, premton të jetë zëri i biznesit në Kuvendin e Kosovës.
“Si ekonomist dhe njohës i mirë i situatës së biznesit, do të jem zëri juaj kurdoherë në Kuvendin e Kosovës. Do të jem aty për ju, për sakrificën dhe mundin tuaj, për ta kthyer biznesin në shtyllën kryesore të zhvillimit të vendit”.
Koha për ndryshim është tani!
Më 9 shkurt, voto për një Kosovë që mbështet dhe fuqizon bizneset!
Voto LDK – Nr. 124
Voto Dr. Sci. Besim Mulaj – Nr. 79
Biznesi është shtylla e ekonomisë – Mbështetja për të nuk duhet të mungojë!