KQZ: 62 vendvotime nga Prishtina, Peja dhe Leposaviqi kanë mbetur pa u numëruar

Prishtinë | 21 Shk 2025 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së janë numëruar 97.55% e vendvotimeve, derisa kanë mbetur të numërohen vetëm edhe 62 të tilla, të cilat i takojnë komunave Prishtinë (31), Pejë (28) dhe Leposaviq (3).

Të ngjashme