Numërimi i votave për Prishtinë, Pejë dhe Leposaviq përfundon sot

Prishtinë | 21 Shk 2025 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të pranuara nga qendrat komunale të numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, procesi është duke vazhduar në qendrat komunale të numërimit në 3 komunat e tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë.

Në këtë të fundit, kanë mbetur edhe 31 kuti të votimit për t’u numëruar, ndërsa në Pejë janë edhe 28 sosh. Në Leposaviq kanë mbetur edhe tri kuti.

Rezultatet për këto qendra pritet të përfundoj sot.

Pas numërimit të votave në komuna fillon numërimi fillimisht i votave nga diaspora, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Të ngjashme