Konjufca thyen rekordin e 2021-ës, shkon në 209 mijë e 582 vota

Prishtinë | 21 Shk 2025 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në përditësimin e  fundit nga numërimi i mbi 94 për qind të votave, ka marrë  deri më tani 209 mijë 582 vota.

Në këto zgjedhje, Konjufca ka kaluar edhe rezultatin që kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2021, ku bashkë me votat e diasporës e ato me kusht kishte marrë 200 mijë e 646 vota, meqenëse rezultatet aktuale janë vetëm nga vendvotimet e rregullta.

Ai ka kaluar me vota edhe kandidatët për kryeministër nga PDK, LDK e AAK.

Të ngjashme