Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
“Në kohën e turbulencave të mëdha politike në mbarë botën, Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Vendosmëria e shoqërisë së Kosovës për të qenë faktor stabiliteti në Ballkan ka një ndikim pozitiv në të gjithë popujt e rajonit ndërkaq në aspektin e prosperitetit të demokracisë sjellë me vete paqe dhe stabilitet”, thuhet në urim.
Më tej, ai ka shprehur vullnetin dhe dëshirën që të vazhdojmë të ushqejmë dhe promovojmë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit boshnjak dhe shqiptar, si dhe lidhjet ndërmjet Sanxhakut dhe Kosovës.